Plas sërish skandali i basteve me lojtarët në Serinë A, portieri i Udineses nën hetim

0
3

Rikthehet “sindroma” e basteve sportive të luajtura nga futbollistët në Serinë A.

Sipas asaj që raportohet nga Il Messaggero Veneto, portieri i Udinezes, Maduka Okoje ka përfunduar nën hetim pas kërkimeve të kryera nga Prokuroria Publike e Udinezes. Për raportimin ndaj tij, u bë shkak një nga kartonët e verdhë gjatë ndeshjes kundër Lacios të luajtur më 11 mars 2024.

Fakti u raportua nga Sisal, nëpërmjet një algoritmi të krijuar për të identifikuar anomalitë në lojë dhe portieri u njoftua në fund të dhjetorit.