Plas sherri mes grave në Elbasan

0
3

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. A., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 40-vjeçareje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. A., 33 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me një 37-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. R., 21 vjeç, dhe K. Sh., 43 vjeç, pasi më datë 23.10.2025, në mesnatë, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, motomjeti që drejtonte shtetasi K. Sh., në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Sh.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën.