Ka nisur me sherr seanca e sotme në Kuvend, ku përplasje ka pasur mes deputetëve të opozitës.
Debati nisi kur deputeti Flamur Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Kështu ka nisur edhe përplasja e tij me Enkelejd Alibeaj, ku nuk kanë munguar edhe ofendimet, ku Alibeaj e ka quajtur Nokën “legen”.
Noka: Pse më keni nxjerrë nga grupi parlamentar i PD. Më ktheni përgjigje, ndryshe nesër dorëzoj padinë.
Alibeaj: Je kokrra e legenit
Flamur Noka: Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Këtu, këtu. Do vij të ta tregoj ty edhe atij tjetrit.
Vijon debate me mikrofonat e fikur…