jë 34 vjeçar është arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas një konflikti në Divjakë. Gjithashtu sipas policisë, ata janë konfliktuar me tre persona të tjerë në një lokal
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. T., 34 vjeç dhe shpalli në kërkim shtetasit F. T., 38 vjeç, R. H., 33 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me 3 shtetas në një lokal në Divjakë. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.