Plazh në lumin Shkumbin, rritet si asnjëherë më parë numri i pushuesve, pushteti lokal asnjë investim për uljen e ndotjes

0
476

njohur për freskinë e ujit dhe të pyjeve Lumi i Shkumbinit tërheq çdo vit me dhjetëra banorë nga Elbasani. Janë kryesisht pensionistë apo familjarë ata që i qëndrojnë besnik turizmit lumor, të cilin e quajnë jo vetëm të bukur, por edhe me pak shpenzime.

Por në ndryshim nga vitet e tjera numri i pushuesve këtë vit është më i madh. Sipas këtyre të fundit shkak është bërë kriza ekonomike dhe temperatuat e larta që kanë përfshirë vendin, veçanërisht në javën e fundit.

Shumë prej qytetarëve vijnë të organizuar, dhe përveç rrezeve të diellit dhe larjes në Shkumbin, i gëzohen dhe lojërave të ndryshme që organizojnë me njëri tjetrin.

Megjithatë mungesa e vëmendjes nga pushteti vendor është e dukshme. Teksa kërkojnë vëmendje për turizmin lumor ankohen për ndotjen e ujit edhe pse kjo gjë nuk i ka stepur ta frekuentojnë.

Në një gjatësi prej 181 kilometrash lumi i Shkumbinit ofron jo vetëm plazhin e pyllin, por vende për peshkim dhe zona piktoreske që mund të vizitohen kryesisht fundjavave.