400 kg kokainë janë kapur nga autoritetet doganore e ato të Guardia di Finanza në portin e Civitavechios në Romë.
Kokaina ishte fshehur mes kutive të bananeve në një kontejner që mbërrinte nga Amerika e Jugut e tranzitonte përmes portit roman.
Kapja e lëndës narkotike u bë falë qenëve antidrogë të cilët identifikuan kontejnerin me drogë.Sipas autoriteteve italiane, kokaina do të sillte për grupet trafikante një përfitim mbi 170 milionë euro.Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve si dhe të kanaleve të menaxhimit të trafikut të kokainës së sekuestruar.
Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve si dhe të kanaleve të menaxhimit të trafikut të kokainës së sekuestruar.