Eksperti i Kriminalistës, Ervin Karamuço në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në “ABC News”, foli për drogat që po përhapen masivisht dhe që përdoren nga kriminelët për të kryer vrasje.
Ndër to eksperti i Kriminalistikës, përmendi fenitilinën dhe finicislidinën, duke theksuar se nëse këto droga merren shpesh krijojnë varësi.
“Këto droga janë futur në vend. Në burgje ka nga ata që çohen natën dhe ulërasin sepse kanë mbetur edhe me trauma. Por më pas fillojnë të mësohen. Këto droga po na i kthejnë njerëzit në robot. Ngjarja në Don Bosko, ku mbeti e vrarë një grua, dyshohet se është përdorur drogë. Pasi u hap zjarr në mënyrë të frikshme. Sepse nga një vrasje me porosi t’i shkon drejt një masakre, po hetohet nga policia Dhe këta kanë qenë nën ndikimin e drogës, mendohet kokainë. Por kur duhet të bësh analizën nuk janë autorët të kapur dhe është e vështirë të provohet”, ka thënë ndër të tjera ai.