“Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj: Ja si jam njohur me Nuredin Dumanin, kemi biseduar për disa vrasje. Nga merreshin porositë

0
2

Në GJKO është duke u zhvilluar seanca e “Plumbit të Artë”, ku ka dëshmuar Henrik Hoxhaj. Ky i fundit ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe ka vendosur që të bëhet i pandehur dhe të bashkëpunojë me drejtësinë, për të treguar më shumë detaje nga ngjarjet kriminale që ai ka informacion.

Hoxhaj ka treguar se njohja me Dumanin ka filluar që në vitin 2020, në ditëlindjen e Festim Qolit. Ai tjha se aty shkëmbyen numrta e telefonit e më pas kanë komunikuar për disa vrasje, të cilat Dumani i kishte marrë porosi nga Krymi.

Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur tek ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, dule ngrënë duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por mq duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuat. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për tu bërë, a je i interesuar. Unë i thashë po. Nuredimi më tha për dy vrasje që do bëhëshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij. Tha a je dakord në fillim. Po dakord, i thashë.

Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe Elio Bitri, elbasanlli. Si kohë, ishte pak pas takimit, në pandemi. Nuk kishim leje, por ishim sipas rregullave, me rrip, me rregulla qarkullimi. Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova tek shtëpia e Nuredinit në Durrës. Nga aty u nisëm. Kemi përdorur një makinë të zezë.

Ishte Elio në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro tek servisi. Kur kaluam nhëherë nuk ishte prezent. Kur u kthyem ishtr aty. Ishte me dy persona i shoqëruar. Elio më thotë, ja ku janë. Ishin 3 vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë mu bllokua, përdora tjetrën. Njëri nga ata ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë, a ti je Doriani. Ai tha jo. Pyeta Elion, a ky është. Po më tha ai. Edhe e godita.

Një e goditi edhe Elio. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë, mua më lër tek Plepat, ku kisha lënë një makinë. Unë hipa tek ajo me duar në xhepa. Ndërsa makina tjetër iku u dogj tek Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha, o kusho doli shumë mirë. Pagesën e mora për ngjarjen. Por ajo 70-shja u nda mes meje e Elios. 35 mora. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga krymi“, tha Henrik Hoxhaj.