Plumbi i Artë/ “Komisar Dritan Lame më dhunoi, doja të hakmerresha, por ai u vra para se të lirohesha unë”, Nuredin Dumani: Si e njoha Erjon Alibejn! Masakra e Bradasheshit…

0
2

Vijon edhe sot seanca në GJKKO për dosjen ‘Plumbi i Artë” ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po merret në pyetje nga avokati i një prej të pandehurve, Henrik Hoxhaj. Dumani ka deklaruar se Hoxhajn e ka njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fushë Studë.

“Me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm, pimë, kërcyem, ndërsa Henriku ishte në gjumë shumicën e kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht me të. Unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec”, tha ai.

Dumani ka rrëfyer edhe një episod dhune që ka përjetuar në komisariatin numër 6, ku sipas tij është dhunuar nga Dritan Lame.

 

 

“Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisarët e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar.

I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli”, tha ai.

I pyetur nga avokati Gentian Rumano, Dumani ka treguar se me Henrik Hoxhajn njihej prej dy vitesh.

“Për dy vjet që kam ndejtur unë me Henrikun, i bie të rrimë këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam treguar ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin. Kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara se kishim shume ngjarje nëpër duar”, tha ai.

Nuredin Dumani ka shtuar se porositë në lidhje me “punët” i merrte vetëm pasi për to ishin bërë pagesat e plota ose të paktën gjysma e tyre., ndërsa ka treguar edhe se si është njohur me Erjon Alibeaj.

“E kam takuar dhe njohur nëpërmjet, Eljo Bitrit dhe më hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Bitri, më tha qe dyshonin se isha unë i përfshirë në Masakrën e Bradasheshit, ngjarje e 2018-s. Pas disa ditësh kam takuar kushëririn e Elio Bitrit. Ai dinte shumë gjera dhe unë kam sqaruar se nuk kam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun, aty ishte dhe Erjon Alibej. Kisha përshtypjen se ishte më i madh në moshë, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që skam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)