“Plumbi i artë”/ Nga arratia, Suel Çela ankimon masën “arrest në burg”

0
2

Nga arratia, Suel Çela ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij pas operacionit “plumbi i artë”, në maj të vitit 2022.

Çela u shpall në kërkim në atë kohë, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Ky i fundit tregoi se kishte marrë porosi nga Çela për të vrarë biznesmenin Lulzim Masha.

Nga ana tjetër, Çela u shpall në kërkim në operacionin e fundit ku kërkohet si kreu i një organizate kriminale që operon në qytetin e Elbasanit.

Seanca do të mbahet në orën 13:00 në Gjykatën e Posaçme./abcnews.al