“Plumbi i Artë”, SPAK letër Interpolit për 14 personat e shpallur në kërkim

0
536

Pas disa javësh kërkime, 14 personat e shpallur në kërkim nga SPAK si urdhërues apo vrasës më pagesë, ende nuk është arritur në gjurmët e tyre.Kontrollet në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” u shtrinë në disa qytete të vendit më shpresën e lokalizimit të tyre, por pa rezultat.Gjeneralitetet e këtyre 14 shtetasve janë dërguar në pikat kufitarë të vendit, ku përveç këtyre janë dërguar të dhënë të vlefshme për indetifikimin e tyre.

SPAK i ka dërguar zyrës së Interpolit emrat dhe fotot e këtyre personave për t’i komunikuar edhe urdhrin ndërkombëtar.

Po ashtu ata klasifikohen edhe si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

-Eljo (Ervis) Bitri,

Festim Qoli,

-Alban Bengasi,

-Ervis Martinaj,

-Elvin Merlika

Alket Xhixha

-Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

-Agron (Kamber) Mehja,

-Aleks Çela Alias (Tom Qorri)

-Talo Çela,

-Agim Gjini,

-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

-Florenc Çapia

Emrat e këtyre personave dolën pas dëshmisë së dy personave; Nuredin Dumani dhe shokut të tij Hernik Hoxhaj, të cilët rrëfyen para hetuesve krimet e kryera dhe ato krimet të cilët nuk kishin arritur t’i përmbyllinin.

Po kështu në dosjen e Prokurorisë flitet edhe për personazhe të tjerë për të cilët deri më tani hetuesit kanë qëndruar të rezervuar, pasi çështjet janë ende në hetim.