Seanca e Nuredin Dumani vijon sot me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”. Mësohet se gjatë kësaj seance, tashmë i penduari i drejtësisë, ka dëshmuar nën presionin e ndërhyrjeve të të arrestuarve të tjerë. Dumani ka rrëfyer e ka kryer krime në bashkëpunim me ta, teksa këta të fundit i janë drejtuar me tone të ashpra.
Ndër të arrestuarit, Gentjan Sharra, ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani, ai kishte bizneset e tij, kishte fituar tenderë prej 2 milionë eurosh dhe posedonte një automjet 50 mijë euro. Ai ka vënë në dyshim nevojën e Dumanit për të marrë pjesë në një grabitje për të fituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin