Po bën namin në rrjet! Konsideroi tamponin budallallëk, ekspertët italianë ironizojnë Ronaldon!

0
247

Pasi doli pozitiv edhe në testin e 3 dhe humbi ndeshjen përballë Messit mbrëmjen e sotme, Cristiano Ronaldo ka reagur ditën e djeshme në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto nga shtëpia ku është izoluar, duke na siguruar se gëzon shëndet të plotë teksa ka inkurajuar shokët e skuadrës për përballjen e sotme me Barcelonën.

Por vëmendje mori komenti i tij ku shkruante se testi PCR(testi i Covid-19) është një broçkull e madhe.

 “Tamponi është budallallëk”, ka shkruar Ronaldo përkrah fotos së postuar në Instagram.

Komenti i Ronaldos nuk është pritur mirë nga Roberto Burioni, virologu italian, i cili përmes një postimi në “Twitter” nuk i ka kursyes notat e ironisë ndaj futbollistit të Juventusit.

“E mirëpres kolegun tim Cristiano Ronaldo në grupin e madh të virilogëve. Do të jetë shumë i dobishëm në ndeshjen tjetër kundër okulistëve”, shkruan Burioni, i cili ka postuar edhe komentin e Ronaldos, që më pas është fshirë.

 

Kujtojmë që Ronaldo është jashtë fushave që nga data 13 tetor dhe mungoi në përplasjen e Juventusit me Barcelonën, mbrëmjen e djeshme kur “Zonja e vjetër” fitoi me rezultatin 2-0.

Lajmi për infektimin e Ronaldos, në funksion të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit dhe mbi të gjitha për debutimin në Champions League ka ngritur një kambanë alarmi në dhomat e zhveshjes së Andrea Pirlo dhe ka irrituar drejtuesit e Juventusit.

Klubi i Andrea Agnelli, përveç shqetësimit për shëndetin e tij, ka frikë nga pasojat ligjore pas vendimit të CR7 për të mos dëgjuar këshillat e marra nga lart. Pasi dy persona në kontakt me ekipin u prekën nga Covid-19, presidenti i Juventusit në fakt u kishte kërkuar të gjithë lojtarëve të tij që të mos iu përgjigjen thirrjeve ndërkombëtare. Por, Ronaldo u largua për në Portugali për të luajtur ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Së fundmi, ministri për Sportin Vincenzo Spadafora ka thënë se Ronaldo ka shkelur protokollin e COVID-19 dhe se për të po zhvillohet një hetim.

“Në dalje, Ronaldo nuk e respektoi protokollin.Tani për tani, ne nuk kemi ndërmend të ndalojmë futbollin profesionist, por Seria A vendosi vetë një protokoll dhe më pas nuk e respektoi atë. Virusi po na frikëson të gjithëve, andaj rregullat duhet të respektohen nga të gjithë.Cristiano nuk e ka respektuar protokollin dhe po zhvillohet një hetim për këtë”.