Një 53-vjeçar me iniciale S.XH. është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është kapur duke ecur me automjet në sensin e kundër të qarkullimit të makinave. Në momentin kur është ndaluar nga policia ai i ka ofruar atyre 5 mijë lekë të reja për shmangur masën administrative.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit S. Xh., 53 vjeç, banues në Greqi.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Komisariarit të Policisë Sarandë, pasi ishte duke drejtuar automjetin në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 5.000 lekë”, njofton policia. m.v/Abcnews.al