Po flitet kalimi i tij në Real, Mbappe publikon foto i lumtur pranë Messit

0
353

E ardhmja e Kylian Mbappes është e pasigurt. Është Real Madridi i cili ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e tij, por ende nuk ka diçka të ditur.

Kontrata e yllit francez me Paris Saint-Germainin skadon edicionin e ardhshëm dhe parisienët rrezikojnë ta humbin falas talentin e tyre.

Pati raportime të ndryshme lidhur me të ardhmen e Mbappes, me shumë prej tyre që thonin se Mbappe po e dëshiron kalimin në Real Madrid, aty ku kishte ëndërruar të luante gjithmonë.

Megjithatë, postimi i fundit i Mbappes ka konfuzuar të gjithë, shkruan Gazeta Express.Ai publikoi një fotografi i qeshur bashkë me argjentinasin, Lionel Mess në stërvitjen e sotme të klubit.

Në ndeshjen e nesërme në udhëtim ndaj Reims pritet debutimi i Lionel Messit me klubin nga “Parc des Princes”.

Përveç kësaj, sot gjatë ditës në Twitter qarkulloi një fotografi e Mbappes dhe drejtorit të klubit, Leonardos të përqafuar.

Image

/Gazeta Express