“Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri”, Meloni replikon me “Sea Watch”

0
28

Tashmë që qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë gati për të pritur emigrantët e parë, në Itali është rikthyer edhe njëherë debati i ashpër për këtë marrëveshje të kryeministres Meloni dhe parave që do të shpenzohen për të.

Ajo që e ka sulmuar këtë herë shefen e qeverisë italiane është organizata joqeveritare “Sea Watch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det, që synojnë të mbërrijnë në brigjet e Italisë dhe jo vetëm.

Sipas “Sea Watch”, “qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. “Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thuhet mes të tjerash në postim.

Teksa i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministres, e cila deklaron se ka marrë një mandat të qartë nga qytetarët italianë për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, shkruan A2.

“Çfarë skandali! Një qeveri që – me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët – punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruan Meloni.

Dy ditë më parë, mediat italiane publikuan lajmin se qendrat e ngritura për emigrantët në Shqipëri janë gati dhe këtë javë pritet të mbërrijnë në këtë vend dhe azilkërkuesit e parë. (A2