Po kalonte në pikën kufitare të Muriqanit, 31-vjeçarit shqiptar i gjendet valixhja plot me 500 euro në ‘Audin’ luksoz

0
216

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan proceduan në gjendje të lirë një shtetas 31-vjeçar, të identifikuar me inicialet B. M., pasi në automjetin e tij tip “Audi” iu gjet një valixhe me para.

31-vjeçarit iu sekuestrua në total një shumë prej 50 mijë eurosh e gjitha në prerje pesëqindëshe. Ndaj tij rëndon akuza e “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“, teksa materialet u referuan në prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: Muriqan/Shkodër

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në kufi.

Sekuestrohen 50.000 Euro, procedohet penalisht poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për  kontroll më të detajuar një automjet tip Audi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.