
Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se 53-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skela, teksa po kryente punimet në një banesë.
Mësohet se shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 2.5 m dhe ka vdekur në vend.
Policia dhe forcat zjarrëfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal.
