Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mariglen Gjergji, 25 vjeç humbi jetën pasi u kthye nga një shëtitje e së dielës. Ai po udhëtonte me një motor tip “Ducati Multistrada.”
25 vjeçari ishte lindur në Greqi, por nga një familje me origjinë shqiptare dhe banonte prej kohësh në Bra. Ai po udhëtonte përgjatë luginës së Tanaros kur u përplas me një Mitsubishi gls.
Përplasja ndodhi në orën 17:00 në Isorella në Cherasco.
I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin Verduno në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, shkruan La stampa.