Po ktheheshin nga Greqia, prag tragjedie në Levan-Tepelenë, mjeti me 4 anëtarë të familjes del nga rruga. Plagoset rëndë shoferi, shkak dyshohet…

0
111

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një mjet me katër anëtarë doli nga rruga dhe për pasojë u përplas në një kanal anës saj.

Brenda në mjet ishin 4 anëtarë të një familje që po kthehej nga Greqia, dhe shkak i aksidentit dyshohet se është bërë përgjumja e shoferit që mbeti dhe i plagosur më rëndë.

46-vjeçari Maksi Hebeja, po udhëtonte së bashku me familjen e tij në drejtim të vendilindjes, Patosit, ndërkohë që gjendja e bashkëshortes së tij dhe e dy djemve paraqitet më e mirë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, shoferi ka mbetur i bllokuar për minuta të tëra brenda në makinë, dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e tij prej mjetit të shkatërruar.

Në video shihen dhe anëtarët e tjerë të familjes, të cilët janë të shokuar nga ngjarja, i plagosur është nisur me urgjencë drejt spitalit të Fierit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.