Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër efektivi të policisë.
Oficeri i policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj u soll i pajetë me një avion çarter nga Stambolli, ku kishte shkuar për mjekim të specializuar.
“Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj.Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin.Biri i familjes fisnike tē Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri manxerrja në dorë në Zeledinë”.Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë” shkruhet në faqen Nikaj Mertur News.
Varrimi i tij do të bëhet sot në Durrës, ndërsa familjarët kërkojnë mirëkuptimin për respektimin e protokolleve anti-Covid.