9 C
Elbasan
Ballina KRONIKË Po kurohej për Covid te spitali Infektiv, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Po kurohej për Covid te spitali Infektiv, ndërron jetë gruaja shtatzënë

0
183

Një lajm i trishtë vjen nga Spitali Infektiv. Një grua shtatzënë e shtruar në këtë spital mësohet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e të hënës, 16 nëntor.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ajo po trajtohej për Covid.

Mësohet se e reja humbi fëmijën dhe kjo i shkaktoi komplikacione, duke i shkaktuar më pas edhe vdekjen.

Pritet konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë për rastin.

Ndërhyrja për heqjen e fëmijës u bë në kirurgjinë e QSUT pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë.

Ndërhyrja u bë nga stafi i mjekëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldine”.

Tags

ora news