Një person ka ndërruar jetë në Himarë teksa drejtonte automjetin. S.B., 70 vjeç ishte duke drejtuar mjetin teksa në makinë kishte dhe të birin.
Në një moment ai nuk është ndjerë mirë dhe ka ndaluar makinën. Pak minuta më pas 70-vjeçari humbi jetën, dyshohet për shkak të një arresti kardiak.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin. Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës.