Duket se mes Luiz Ejllit dhe Efi Dhedhes nuk do të ketë më miqësi, as brenda dhe as jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Dyshja kanë pasur debate të forta gjatë këtyre ditëve me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë munguar diskutimet as ditën e sotme.
Luizi e ka përgëzuar Efin për lojën që është duke luajtur.
Sipas tij Efi po përdor “kartën” e viktimës por në një tjetër formë nga çfarë e kanë përdorur banorët e tjerë. Madje, këngëtari i ka thënë Efit të dalë ashtu siç dalin të gjithë.
Pjesë nga biseda mes dyshes:
Luizi: Çohu moj dil siç dalin të gjithë.
Efi: Po nuk më intereson ore të dal. Ajo që dua të them unë është që unë nuk përdor çdo lloj forme për t’i nxjerr jashtë banorët.
Luizi: Unë e di ça forme po përdor dhe unë të heq kapelen bravo të qoftë. Njerëzit jashtë të shofin ndryshe, Nita shikon ndryshe…
Efi: Zëri jot ka dëshirë të ndikojë tek ata njerëzit jashtë, për ta menduar ashtu si do ti. Por nuk po më intereson fare, sepse kjo është mënyra e lojës time.
Luizi: Si lojtare bravo të qoftë. Unë nuk po të bëj presion, as po të them ‘kur të dal jashtë…’.