Po luanin futboll, rrufeja vret 5 persona në fushën e blertë

0
698

Një goditje rrufeje në zonën rurale të komunës El Tambo, në perëndim të departamentit të Kaukës, vrau 5 persona dhe la 15 të plagosur mbrëmjen e së shtunës. Një adoleshent 16-vjeçar ishte në mesin e të vrarëve në këtë ngjarje.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në fshatin Loma Larga, në lokalitetin Quilcace, ndërsa komuniteti ishte mbledhur për të luajtur një ndeshje futbolli. Pra, viktimat dhe të plagosurit ishin në fushën e blertë.

Personat e plagosur u asistuan nga njësitë e Departamentit Vullnetar të Zjarrfikësve të komunës El Tambo, të cilët mbërritën në vend për të trajtuar urgjencën dhe më pas i transferuan në një qendër mjekësore për trajtim të mëtejshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), goditjet nga rrufeja janë përgjegjëse për rreth 6.000 vdekje në mbarë botën çdo vit. Amerika e Jugut është ndër rajonet që priren të kenë numrin më të madh të vdekjeve nga rrufeja.