“Po më arrestojnë”/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima rikthehet pranë familjes pas disa orës: Shqetësimi i nënës mori përmasa mediatike! Isha në jug pas një konflikti me të dashurën

0
2

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima është kthyer pranë familjes një ditë pasi u denoncua në polici si person i zhdukur. • Familjarët e tij humbën kontaktet me të mesditën e së mërkurës. •  Shima kontaktet e fundit me familjen i kishte mesditën e së mërkure ku shprehej se po e ndalonte policia. • Ai pas kthimit në familje është shprehur se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij. • Megjithatë Shima nuk tha shpjegime për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku thoshte se po e arrestojnë. • Ky mesazh solli që famijarët më pas të interesohen pranë uniformave blu dhe aty mësuan se Danieli nuk është ndaluar nga policia.  • Policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se ai është larguar me dëshirën e tij. • Sipas policisë Shima është paraqitur rreth orës 02:00 në komisaritat. •  Ai ka deklaruar në polici se pas një konflikti me të dashurën kishte vendosur të largohej drejt jugut për disa ditë që të qetësohej. • Shima shtoi se pasi ka parë që familjarët janë shqetësuar dhe rasti është bërë mediatik ka vendosur të kthehet