Policia ka mbledhur rreth 10 mijë euro, por besohet se shumë prej kartëmonedhave janë mbledhur nga kalimtarët. Eurot u hodhën në rrugët e zonës Hoboken të Antwerp-it kur një shofer i një automjeti që po ndiqej nga policia “shpërndau” dhjetëra mijëra euro.
Siç raportohet nga gazeta Gazet van Antwerpen dhe ribotuar nga Brussels Times, ngjarja ka ndodhur të shtunën. Policia ka nisur hetimet përse shoferi është larguar dhe ka hedhur nga dritaret shuma kaq të mëdha parash.
Ndërkohë, para se i dyshuari të dorëzohej, autoritetet ndoqën një automjet tjetër duke besuar se ishte makina që po kërkonin.