Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme, 7 shkurt në fshatin Picar në Gjirokastër. Burime për Ora News bëjnë me dije se një banor i këtij fshati ishte duke ndjekur qentë në fshat duke i qëlluar me armë gjahu.
H.M, 59 vjeç ka qëlluar në drejtim të qenve, por shpërthimi i saçmës nga gryka e armës së gjahut ka dëmtuar kushëririn e tij Siri Muro që ishte në krah të agresorit të qenve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:05 sipas njoftimit të policisë.
“H.M, 71 vjeç banues në fshatin Picar, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu qenin e shtetasit Siri Muro, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi Siri Muro, 68 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.
Lëndimi ka saçma ka qenë serioze dhe i plagosuri është nisur në drejtim të spitalit rajonal në Gjirokastër për mjekim të mëtejshëm.
Shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.