“Po përhapni ksenofobinë”, kryeministri britanik reagon pas akuzave të Ramës: Mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare

0
109

Zyra e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka reaguar pas përgjigjeve të Ramës ndaj deklaratës së sekretares së Brendshme britanike, e cila i cilësoi shqiptarët kriminelë, duke thënë se po pushtojnë vendin.

“Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve. Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku”ka thënë zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak.

vijon