Po priste bashkëshorten në Rinas/ Arrestohet koreano jugori i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar për krijim të skemave piramidale

0
172

Është arrestuar në Tiranë 61-vjeçari nga Koreja e Jugut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Koreano jugori u kap dhe arrestua në afërsi të aeroportit të Rinasit, teksa ishte duke pritur bashkëshorten nga Dubai.

Ai akuzohet për krijimin e skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.

Gjykata e Seouliut, në Korenë e Jugut në datën 24.10.2022, i ka caktua 61 vjeçarit masën arrest me burg për veprën penale i a“Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.uzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare

Njoftimi i policisë:

FAST Albania

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni “Pritja”, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga, në afërsi të aeroportit të Rinasit, 61-vjeçari nga Koreja e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.

61-vjeçari po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe strukturat policore vendore, një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, është finalizuar falë inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit.

Si rezultat i operacionit, FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në afërsi të aeroportit të Rinasit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

61 vjeç, pasi Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.

Shtetasi , në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRW (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro./abcnews.al