Po punonte me frezë, 39-vjeçarit i shpërthen granata në mes të arës, plagoset në dorë

0
199

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq të Korçës ku si pasojë e një shpërthimi granate është plagosur një 39-vjeçar.

Sipas policisë rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.

Mësohet se ai ishte duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë kur ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) dhe për pasojë ky person ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. E.L/abcnews.al/