Po punonte me vinç pranë biznesit të të atit, vdes 30-vjeçari

0
170

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Elion Dervishi, ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar me vinç pranë biznesit që administrohej nga babai i tij në zonën e Kodër, Shijakut.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti me pasoja tragjike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.