Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë teksa punonte në banesën e një personi.
Në pranga është vënë pronari i banesës, 55-vjeçari me iniciale G. D., i cili akuzohet për dy vepra penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. D., 59 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi Y. Xh., 34 vjeç, duke punuar në banesën e 59-vjeçarit, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.