Autoritetet ukrainase kanë njoftuar herë pas herë që nga nisja e pushtimit se forcat e tyre janë duke fituar territor ndaj rusëve.
Dhe, sot një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, John Kirby, u tha gazetarëve në konferencën e fundit se Ukraina ka mbrojtur pjesë të vendit “me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, dhe kreativitet”.
“Kemi parë indikacione se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në ofensivë tani. I kemi parë në vende, veçanërisht në jug pranë Khersonit, ku po përpiqen që të rifitojnë territorin.”
Kirby tha po ashtu se forcat ukrainase kanë planifikuar kundërsulme dhe tani “po lëvizin në atë drejtim”.
“Ukrainasit po bëjnë një mbrojtje shumë të ashpër… rusët nuk kanë arritur asnjë nga objektivat strategjikë që kanë vendosur , ose sigurisht jo pa humbje.” /abcnews.al/