Një turist francez është shpëtuar pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë, pasi rrezikonte të mbytej. Pushuesit që ishin në zonë njoftuan menjëherë policinë kufitare, e cila ndërhyri shpejt dhe e nxori turistin në breg.
Turisti kishte pësuar probleme shëndetësore dhe nuk ishte në gjendje të notonte. Fatmirësisht, ai është nxjerrë me kohë nga deti dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas autoriteteve, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pas shpëtimit.