Po ruante vajzat, kapet “mat” spiuni shqiptar i rrjetit të prostitucionit në Itali, xhepat plot para

0
943

Një 41-vjeçar shqiptar në Itali u arrestua pasi dyshohet se është i përfshirë në një skemë prostitucioni.

Teksa policia ka shtuar kontrollet në zonën e Bolsanos, ku dyshohet se ushtrohet ky aktivitet kriminal, aty ka evidentuar shqiptarin i cili qarkullonte në të gjithë zonën.

41 vjeçari dyshohet se ishte roja që spiunonte mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe bënte transportin e vajzave që dyshohet se ishin pjesë e këtij rrjeti

Gjatë kontrollit policia i gjeti 7000 euro cash që dyshohet vijnë nga aktiviteti kriminal.

Në fund policia sekuestroi paratë e gjetura si dhe makinën që përdorte shqiptari.