Po shkonte në një vend ngjarje, si u aksidentua për vdekje polici

0
538

Shkodër – Një aksident i ka marrë jetën një oficeri policie. Viktimë ka mbetur Jakup Reka 55-vjeç, i cili raportohet se ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku mjeti tip “benz” me drejtues E. Z., 32 vjeç, e ka aksidentuar për vdekje.

Drejtuesi i automjetit E. Z. është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/