Po shkonte në punë, 20-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali

0
98

20-vjeçari shqiptar Kevin Mustafa ka ndërruar jetë ditën e shtunë në Itali pas një aksidenti automobilistik, shkruan Corriere della Sera.

Kevin Mustafa jetonte prej vitesh në Terno d’Isola së bashku me babain e tij shqiptar dhe nënën e tij ekuadoriane, Fanny Mourera.

Prindërit e Kevinit ishin të ndarë dhe djali u rrit nga nëna e tij.

“Ai ishte thjesht njëri prej nesh, ishte në klasë me mua në kopshtin e fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme, askush nuk e ka parë ndonjëherë si emigrant,”- tha dje një shoqja e tij, duke parë me sy të largët pikën e aksidentit.

“Ishte një njeri shumë i qetë, shumë herë ishte vetëm”, shton një tjetër.

Kur pashë djalin, ai tashmë ishte rrëzuar. Ai ra përpara një makine Lancia Y që ishte përpara meje, duke përfunduar me kokën në njërën nga rrotat.

Makina po udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe gruaja pas timonit frenoi menjëherë, por goditja ishte shumë e dhunshme. Djali ra shumë keq, iu thye helmeta. Ai po merrte ende frymë edhe pse me shumë gulçim,”-thotë Abdel Khachi, nga Kolonja, i cili po udhëtonte në korsinë e kundërt duke drejtuar një kamion për të bërë dërgesat në Calusco.

Kur helikopteri i 118 dhe një ambulancë mbërritën në vendngjarje pak minuta më vonë, Kejvin Mustafa kishte vdekur. Menjëherë pas kësaj mbërriti edhe nëna e viktimës dhe e dashura e tij Federica, por ishte shumë vonë tashmë Kevin kishte ndërruar jetë.