Natën e ndërrimit të viteve janë disa profesione që nuk njohin ditë pushimi, dhe sigurisht 31 në darkë i gjen në ambiente pune. Pikërisht efektivët e policisë janë ndër ata profesionistë të cilë nuk njohin ditë pushimi edhe përgjatë festave të fundvitit.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora Gerhard Baka, Komandant i Trafikut të Tiranës, ka rrëfyer për moderatorën e emisionit Arjola Shehu se ka qenë në krye të detyrës, dhe ky është viti i disatë që ndërrimin e viteve e kalon në krye të detyrës.
Ndër të tjera ai ka radhitur edhe disa nga problematikat që has tek drejtuesit e mjetit. Gerhard Baka, ka treguar se kohët e fundit po shtohet numri i shofereve femra që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, sidomos dy vitet e fundit. Një tjetër shqëtësim është dhe përdorimi i aparatit të celularit po nga drejtueset femra.
Në apelin e tij polici Baka u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet. Të njëjtën thirrje ia drejton dhe këmbësorëve dhe atyre që qarkullojnë me skutera.
Intervista
Arjola Shehu: Si u menaxhau trafiku në datë 31 dhjetor?
Gerhard Baku: Mendojme se kemi bërë një menaxhim të mirë të trafikut në Tiranë në natën e ndërrimit të viteve.
Si dilni në punë në datën 31?
Gerhard Baku: Hartohet një planë punë dhe këtë vit për sesionin e qarkullimit rrugor ishin në gadishmëri 40 punonjës. Pyetën punonjësit nëse duan të jenë në punë në datë 31 në darkë dhe bëhet një plan pune.
A ka vullnetarë?
Gerhard Baku: Po ka. Janë motoristët pra pononjësit që qarkullojnë me motor. Ndërkoh unë jam ndër përsonat që në 31 prej vitesh natën e ndërrimit të vitëve jam në punë?
A mërziten familjarët?
Gerhard Baku: Mendoj se kam patur mirëkuptimin e tyre. Fëmijët janë ata që mërziten pak dhe dua ti përshëndes. Po në përgjithësi mirëkuptimi ka funksionuar gjithmonë në familjen time.
A ka bonuse?
Gerhard Baku: Po kemi marrë bonuse kush ishtë në punë
A ka patur incidente?
Gerhard Baku: Jo fatmirësisht natën e ndërrimit të viteve nuk ka patur incidente.
Ne femrat kritikohemi shumë kur drejtojm mjetin, pse?
Gerhard Baku: Kini kujdes në përdorimin e alkoolit. Janë shtuar rastet e femrave që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehura. Po ashtu janë në rritje numri i femrave që përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit.
Arjola Shehu: Unë e kam marr një gjobe, ndaj nuk e përdor më…Si ka qënë ky vit sa i përket alkoolit?
Gerhard Baku: Është viti i dytë që nga testet që bëjmë nuk kemi gjetur një drejtues mjeti që të drejtoj në gjëndje të dehur natën e ndërrimit të viteve. I falenderoj dhe shpresojmë që të jetë ku ndergjegjesim edhe gjatë vitit.
Arjola Shehu: Cilat janë zonat më problematike të trafikut në Tiranë?
Gerhard Baku: Janë disa zona që do ti quaja zonat e zeza në Tiranë. Janë: Zona e “Pallatit me Shigjeta” Rruga ”Muhamet Gjollesha”, “Unaza” . Janë zona të cilat janë pikat kyçe të trafikut në Tiranë. Tirana nga viti në vite është vendi ku shtohen mjetet në rrugë.
Cila është këshilla juaj?
Gerhard Baku: Të jeni të ndërgjegjshëm gjatë drejtimit të mjetit. Mjeti është një armë që vret. Pra një drejtues mjeti, duhet të dijë që ka një armë në momentin qe drejton mjetin dhe që vret nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.
Cilat ishin problematikat me të shpeshta në 2022?
Gerhard Baku: Përdorimi i aparatit celular në timon. Shkelje tjetër është mos respektimi nga këmbësorët i vijave të bardha. Edhe këmbësorët duhet të jenë të përgjegjshëmem, shpejtësia është një tjetër problem
Skuterat a janë problem?
Gerhard Baku: Skuterat, motomjetet, çiklistët duhet të tregohen më të kujdesshëm. Skuteri ecën me 80 km në orë, pra praktikisht është një mjet.
“Ora News”