Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinionin publik, ku një 36-vjeçar është arrestuar për shkak se dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur në Patos
Në një intervistë me gazetaren e “Shqipëria Live” Luçiana Hulej, nëna e vajzës tregon se nuk dinte asgjë rreth abuzimit dhe për herë të parë u përball me rrëfimet e vajzës në komisariatin e policisë.
“Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë se nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë. Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë. Nuk kam parë gjë me sytë e mi, në komisariat i dëgjova këto. Kam 13 vite e martuar me të. I thashë pse ma bërë këtë, të kam dhënë 7 fëmijë, 7 yje.
Nuk kam pasur mundësi të flas me vajzën. Bashkëshorti i ka të ndarë prindërit. Fëmijëve u kam thënë që babai ka ikur në Gjermani, pyesin dhe për motrën, i kam thënë do vijë prap. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg. Po ta dija do e kisha vrarë vetë me duart e mia, do i dilja në mbrojtje vajzës. Unë jam nënë me 6 fëmijë, shteti të vërë dorën në zemër të më ndihmojë”-u shpreh nëna e 12 vjeçares.