Një 28 vjeçar është kapur në flagrancë duke transportuar disa emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi.
I riu është ndaluar nga shërbimet e policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.