Po transportonte emigrantë ilegalisht drejt Greqisë, arrestohet 22-vjeçari në Gjirokastër (Emri)

0
151

Shtetasi Altin Doçaj, 22 vjeç, banues në Dukagjin, Shkodër, u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës.

Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se shtetasi Altin Doçaj po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.