Vetëm pak orë nga momenti i ndërrimi të viteve atmosfera festive ndjehet në Elbasan nga lëvizjet e shtuara, por dhe urimet mes njerëzve.
Viti 2022 ishte i vështirë për të gjithë. Rritja e çmimeve, konflikti në Ukrainë, rritja e kostos së jetesës e bëri më stresues dhe sfiduese për shumë familje.
Pavarësisht këtij fakti qytetarët shprehen falënderues për atë që iku dhe optimist për vitin që po troket. Edhe këtë vit, nata e ndërrimit të viteve do të kremtohet mes vatrës familjare dhe mundësive që ofrojnë bizneset. Familjet shqiptare pavarësisht mundësive ekonomike në fundvit festojnë masivisht.