Po vilte ullinjtë/ E zë korrenti, vdes punëtori shqiptar në Korfuz

0
79

Një punëtor bujqësie 48-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pasi gjatë punës ka rënë në kontakt me kabllot e energjisë elektrike në Korfuz

Sipas burimeve, viktima po vilte ullinjtë me një pajisje elektrike, e cila ra në kontakt me kabllot e transmetimit të energjisë, duke rezultuar fatal për të.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje vetëm sa për të konstatuar vdekjen e tij.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga policia e Paleokastricës.

 

 

(Balkanweb)