POÇARIA DREJTË ZHDUKJES NË ELBASAN

0
72

Poçaria, konsiderohet si një nga mjeshtëritë më të hershme të njeriut, i ruan ende gjurmët e saj në vendin tonë. Një traditë e lashtë që nga epoka e gurit, lulëzon në ditët e sotme në punishten e vetme të enëve prej balte në Elbasan.Ky që shihni në këto pamje është ndër poçarët e fundit të mbetur në vendin tonë. Pasioni për këtë punë dhe dashuria e kultivuar që në vogëli nga babai do të bëntë që Leonard Musteqja ti dedikonte jetën këtij profesioni i cili nuk është aspak i lehtë. Që në moshë të vogël ai do të shoqëronte babain e tij në punishten modeste që kishin duke mësuar çdo ditë për këtë punë sa të bukur aq edhe të vështirë. Leonardi tregon se tashmë u bënë më shumë se vite që e ushtron këtë profesion dhe dashuria për këtë punë i lindi nga babaii tij poçar.

Leonardi punon kryesisht enë kuzhine dhe për të krijuar një enë prej balte duhet shumë taktikë dhe aftësi pasi joçdokush mund ta bëj. Ai thotë se kalon rreth 8 orë në ditë duke punuar në punishten e trashëguar nga babai dhe se kjo punë veçse i siguron të ardhura gjithashtu if al kënaqësi.

Edhe pse është një profesion i bukur ai thotë se tashmë nuk po zgjidhet nga të rinjtë pasi të ardhurat nuk janë të larta dhe ata nuk e preferojnë si punë. Në punishten e poçarit artizan të shkojnë më shumë bizneset e qytetit që kërkojnë produkte të veçanta prej balte por jo të rinj që duan të mësojnë këtë zanat. Këto objete më së shumti kërkohen nga biznese.

Leonardi shpjegon edhe disa nga përdorimet e enëve të tij të baltës të cilat ai i këshillon të përdoren në gatime pasi janë shumë herë më higjenike se enët e porcelanit, të qelqit apo plastiket.

Leonardi është një nga 6 poçarët e fundit të mbetur në vendin tonë të cilët e ruajnë me fanatizëm këtë punë artizanale që rrezikon të zhduket në rast se nuk do të ketë një program të mirëfilltë mbështetje.