Mauricio Pochettino nuk ka gjetur rehati te Paris Saint Germain.
Sipas The Times, trajneri i Manchester United për sezonin 2022/23 mund të jetë Ten Hag, aktualisht në Ajax.
Por, nga Anglia vazhdojnë të insistojnë se Mauricio Pochettino është i zgjedhuri i djajve të kuq, pasi është pothuajse e pamundur që Rangnick të vazhdojë me Man Unitedin edhe sezonin tjetër.
Edhe më të besueshme bëhen këto spekulimeve kur emri i Zinedine Zidane lidhet me stolin e PSG-së.
Pochettino nuk ka gjetur rehatinë te Parisi dhe klubi do të dëshironte të nënshkruajë me Zidanen që është trajner i lirë. /Gazeta Express/