Pak ditë më parë reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen Poem Blu.
Të gjithëve i bëri përshtypje emri me të cilin çifti pagëzoi vazjën e tyre. Mirëpo, ja se çfarë kuptimi ka ky emër kaq i veçantë.
Ashtu si të gjithë e dimë, poema është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, ndaj nga Ledri si reper, nuk prisnim sugjerim tjetër veç këtij emri kaq domethënës për të. Gjithashtu, Poem ka kuptimin e një guri të çmuar, siç është e vogla për ta.
Blu ka shpesh domethënien ‘dhuratë nga Zoti’. Poem Blu ishte kombinimi më i mirë i dy fjalëve domethënëse, për emrin e të voglës që sapo ka ardhur në jetë.