Pogba alarmon Manchester Unitedin: “Flasim në fund të sezonit”

0
201

Paul Pogba ende s’ka vendosur që të vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Mediat në Francë raportuan ditë më parë se mesfushori, Paul Pogba, ka vendosur që të rinovojë kontratën që i skadon në qershor të vitit 2022.

Megjithatë, pas fitores së madhe të Gjelave kundër Belgjikës në gjysmëfinale të Nations League, Pogba ka lënë të kuptohet se asgjë ende nuk dihet sa i përket të ardhmes dhe se ku do të luajë sezonin 2022/23.

“Më pëlqen Torino! Unë gjithmonë flas me ish-shokët e skuadrës së Juves si Dybala. Unë jam në Manchester tani, jam nën kontratë deri në qershor, atëherë të shohim. Dua ta përfundoj këtë sezon në nivelin më të mirë , atëherë do të shohim”, deklaroi Pogba.

Dy vite më parë, Pogba publikisht deklaroi se dëshiron të largohet dhe të luajë për Real Madridin e Zinedine Zidane atë kohë, por Ole Gunnar Solskjaer këmbënguli dhe e bindi që të qëndrojë në “Old Trafford”.

Tani United po lufton që të rinovojë me 28-vjeçarin, për të mos e humbur me parametra zero në fund të sezonit. /Gazeta Express/