“Pogba deri tani është lojtari më i mirë i Euro 2020”

0
153

Mesfushori nuk arriti që të vazhdojë garën pasi që fituesi i Botërorit është eliminuar në 1/8-ën e finales nga Zvicra, pavarësisht paraqitjes së mirë të tij

Paul Pogba është yll i Euro 2020 para se Franca të eliminohet, thotë Wayne Rooney, i cili shpreson që mesfushori ta përsërit formën me Francën edhe të Manchester United.

“Ashtu si shumë njerëz, kam besuar që francezët do të jenë kampionë pasi që është një skuadër e mirë por ata ishin zhgënjim i madh”, ka shkruar Rooney në kolumnen e tij në Sunday Times.

“Kjo ishte e turpshme për Paul Pogban. Ai ishte lojtari më i mirë i kësaj gare derisa Franca u eliminua. Pasimet që ka bërë ai për Karim Benzema dhe Kylian Mbappe ishin të mahnitshme”.

Ai e

ka ndihmuar edhe N’Golo Kanten në mesfushë si partner por mendoj që arsyeja me e madhe e suksesit të Paulit ishte pozita e tij. Ai luante me thellë se sa e shohim në Manchester United dhe kjo do të thotë që ai ka arritur ta merr topin në zona të ndryshme dhe mandej ta pasojë atë”, transmeton GazetaExpress.

Ish kapiteni i Anglisë – golashënuesi më i mirë i Tre Luanëve – ka thënë se duhet bërë një ndryshim për pozitën e Marcus Rashfordit do ta ndihmonte Pogban në Old Trafford, sidomos nëse ai mund të lëvizë në zonat e sulmit siç bën Kylian Mbappe që lëviz në zonat e thella të zonës së rreptësisë.

“Duhet dhënë kohë dhe hapësirë Paulit që ai të tregoj aftësitë dhe kreativitetin e tij që e lëndon kundërshtarin”, ka shtuar Rooney. “Mbappe ka pasur një paraqitje të dobët në Euro por ka pasur sukses duke falënderuar Paulin”.

“Në United, nëse Marcus Rashford mund ta zhvillojë lojën e tij duke bërë starte si Mbappe që vrapon pas mbrotjes, besoj që do ta shihni se Paul do të bëjë më shumë për ekipin ashtu si për fanellën e vendit të tij”. /GazetaExpress/