Në Egjipt, oficerët e ardhshëm të policisë organizuan një paradë të pazakontë. Të diplomuarit e akademisë së policisë dolën topless nëpër rrugët e Kairos. Oficerët e rinj të zhveshur tregonin muskujt e tyre të hipur mbi autoblinda.
Të shumta ishin ata persona të cilët e krahasonin me një event të komunitetit LGBT.
Përveç trupit muskulor, të rinjtë demonstruan edhe aftësi sportive. Oficerët e ardhshëm të policisë u hodhën mbi unaza me zjarr, kryen marifete akrobatike, demonstruan aftësi në trajtimin e armëve.
Të tjerë tregonin aftësitë e kamuflazhit duke u fshehur në ferra artificiale apo makina karnavalesh.
Të shumta ishin ata persona të cilët e krahasonin me një event të komunitetit LGBT.
Një prej tyre shkruante: “Jo, kjo nuk është parada e krenarisë gay, por ceremonia mbyllëse e akademisë së policisë në Egjipt”.
Një tjetër: “Kjo është gjëja më ‘gay’ që kam parë në jetën time.”
Një tjetër tallej: “Në Egjipt krimi qenka shumë i çuditshëm.”